Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL organizoi punëtorinë intensive “Administrimi publik i informuar për traumat dhe rritja pas-traumatike”

Nga 11–13 prill 2025, IKKL organizoi punëtorinë intensive “Administrimi publik i informuar për traumat dhe rritja pas-traumatike”, e cila trajtoi temat thelbësore të rritjes pas-traumatike, trajtimit institucional të traumës, si dhe praktikave të kujdesit dhe reflektimit profesional në përballje me të kaluarën e dhunshme të vendit tonë.

Punëtoria u udhëhoq nga tri eksperte të mirënjohura ndërkombëtare: – Prof. @Gerda van Dijk (Universiteti i Pretorias, Afrikë e Jugut), Prof. Catherine Althaus (Universiteti i Melbournit, Australi), dhe Mareli Colpo (Beyond Coaching).

Përmes diskutimeve të përbashkëta, sesioneve praktike, dëshmive personale dhe këshillimeve në grupe të vogla, patëm mundësinë të reflektojmë thellë mbi nevojën për një administratë publike të ndjeshme ndaj traumës dhe rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë brenda institucioneve që merren me drejtësinë tranzicionale dhe kujtesën kolektive.

Kjo punëtori shënon hapin tonë të parë drejt ndërtimit të një partneriteti afatgjatë ndërkombëtar, që do të forcojë kapacitetet e IKKL-së dhe do të thellojë qasjen tonë në dokumentimin dhe ballafaqimin me të kaluarën, duke ruajtur gjithmonë dimensionin human dhe etik të kësaj pune.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors