Sot, IKKL nënshkroi protokollet e bashkëpunimit me komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit, duke mbledhur gjithashtu materiale të rëndësishme arkivore që dëshmojnë ngjarjet e luftës.
Takimet me Kryetarët z. Ilir Peci dhe z. Lulzim Hetemi forcuan angazhimin e përbashkët për dokumentimin e këtyre ngjarjeve. Synimi i IKKL-së është i qartë: në çdo cep të Kosovës, krimet e kryera gjatë luftës do të dokumentohen me përkushtim të veçantë, duke ruajtur të vërtetën historike për brezat që vijnë.