IKKL, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, të udhëhequr nga Dekani Prof. Avni Puka, mbajti sesionin informues “Përdorimi i materialeve arkivore të IKKL-së për kërkim shkencor dhe drejtësi historike.”
Gjatë takimit, përfaqësuesit e IKKL-së prezantuan punën e institutit, fondet arkivore dhe procedurat për qasje në dokumente, duke theksuar rolin e tyre në ndërtimin e drejtësisë dhe në pasqyrimin e saktë të historisë së vendit.
Studentët e Fakultetit Juridik shprehën interesim për të përdorur këto materiale në punime akademike dhe kërkime shkencore, me synim të kontribuojnë në ndriçimin e së vërtetës historike dhe forcimin e drejtësisë në Kosovë.
IKKL mirëpret çdo student dhe studiues që dëshiron të hulumtojë në arkivin e tij, duke ofruar qasje në dokumente autentike që mund të shërbejnë për studime, tema diplome dhe kërkime mbi periudhën e luftës në Kosovë.





