Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL mirëpriti sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot

Drejtori Ekzekutiv e informoi Ambasadorin Guérot për misionin, punën kërkimore dhe proceset e dokumentimit që IKKL po zhvillon mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjatë vizitës, ambasadori u njoh gjithashtu me fondin arkivor fizik dhe digjital të Institutit, si dhe me projektet shumëvjeçare që synojnë ruajtjen e kujtesës dhe forcimin e bazës faktike për paqe të qëndrueshme në rajon.

Palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushat e dokumentimit, digjitalizimit, shkëmbimit profesional dhe nismave edukative që promovojnë kulturën e kujtesës për të vërtetën historike.

IKKL falënderon Ambasadorin Guérot dhe Ambasadën Franceze për interesimin, mbështetjen dhe gatishmërinë për thellimin e partneritetit institucional.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors