Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL mirëpriti delegacionin nga Universities Network for Children in Armed Conflict (UNETCHAC) – Itali. Gjatë takimit, IKKL prezantoi punën e deritanishme dhe arritjet kryesore, ndërsa diskutimet rezultuan tejet të frytshme për projekte, marrëveshje dhe bashkëpunime në të ardhmen.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua fushës së fëmijëve të përfshirë në konflikte të armatosura dhe luftëra e cila përbën një nga fushat kryesore të ekspertizës së UNETCHAC, dhe u identifikuan mundësi të rëndësishme për veprim të përbashkët dhe ndikim afatgjatë në forcimin e narrativës së përjetimeve të fëmijëve të prekur nga lufta.

IKKL mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve të prekur nga lufta.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors