Me qëllim të dokumentimit të fakteve dhe dëshmive autentike mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, IKKL ka zhvilluar një intervistë të detajuar me njërin nga të mbijetuarit e një prej masakrave më të rënda dhe më të hershme në Kosovë, të kryer nga forcat serbe më 26 shtator 1998 ndaj familjes Deliu në Abri të Epërme, z. Besnik Deliu i cili sot i shërben vendit në radhët e FSK-së.
Kjo intervistë u realizua në kuadër të misionit të IKKL-së për të hulumtuar dhe dokumentuar të vërtetën historike, për të respektuar dinjitetin e viktimave dhe për të ruajtur kujtesën kolektive, duke u mbështetur në dëshmi të drejtpërdrejta dhe të verifikuara.