Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL ka shprehur gatishmërinë e plotë që arkivi jonë i pasur me materiale audio-vizuale të vihet në shërbim të QKK-së dhe shtëpive filmike vendore e ndërkombëtare

Prodhimi i filmave artistik dhe dokumentarëve që pasqyrojnë luftën në Kosovë, viktimat e saj dhe domosdoshmërinë e drejtësisë tranzicionale ishte në qendër të diskutimeve mes Drejtorit të IKKL-së, Atdhe Hetemi, dhe Drejtoreshës së Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri.

IKKL ka shprehur gatishmërinë e plotë që arkivi jonë i pasur me materiale audio-vizuale të vihet në shërbim të QKK-së dhe shtëpive filmike vendore e ndërkombëtare, për të ndërtuar vepra artistike që dëshmojnë me fakte krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës.

Të dy palët u zotuan që ky bashkëpunim të intensifikohet përmes projekteve të përbashkëta konkrete, me qëllim që historia jonë të dokumentohet, të njihet dhe të dëshmohet fuqishëm para gjeneratave të ardhshme dhe botës mbarë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors