Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL ka pranuar materiale arkivore, të cilat pasurojnë fondin e Institutit dhe forcojnë punën kërkimore e shkencore.

Z. Ilir Ikonomi nënshkroi procesverbalin dhe dorëzoi materiale të rëndësishme, duke dhënë një kontribut të çmuar në dokumentimin e fakteve mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Z. Jetmir Maloku, pronar dhe redaktor i portalit “Prizren Post”, nënshkroi protokollin e bashkëpunimit me IKKL për dorëzimin e materialeve arkivore që datojnë kryesisht nga viti 1999.

Nga Drenasi, z. Afrim Hysenaj dorëzoi për herë të dytë materiale me rëndësi të veçantë që dokumentojnë krimet e luftës. I shoqëruar nga z. Fadil Muqolli, të dy shprehën mirënjohje dhe vlerësuan përkushtimin e institutit në ruajtjen e kujtesës historike.

IKKL mirëpriti gjithashtu drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar të Kukësit, z. Jonuz Hallaqi, i cili u njoh nga afër me punën e institutit dhe vizitoi arkivin. Gjatë vizitës, z. Hallaqi përgëzoi stafin për profesionalizmin dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur më tej misionin e Institutit.

Në të njëjtën kohë, z. Zeke Sinanaj, redaktor dhe gazetar në RTK, vizitoi IKKL-në dhe nënshkroi procesverbalin për dorëzim e materialeve të cilat ndihmojnë në dokumentimin e ngjarjeve të rëndësishme të luftës në Kosovë.

Këto bashkëpunime përbëjnë një hap të rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e së vërtetës mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors