Z. Rasim Selmanaj, i mbijetuar i masakrës së Dubravës, i ka dhuruar IKKL-së tre vëllime të librit “Lufta për Kosovën”, që përmbajnë rrëfime autentike të luftëtarëve dhe ish-të burgosurve politikë, si dhe veprën e tij autoriale “Hijet e Thyera”, me përshkrimin e përjetimeve personale gjatë masakrës.
Z. Sherif Konjufca, gazetar në RTK dhe RTSH, ka dorëzuar dëshmi të dokumentuara për torturat dhe maltretimet që ka përjetuar si ish-i burgosur politik i regjimit serb, gjatë vuajtjes së dënimit shtatëvjeçar në vitet 80-90-ta
Znj. Edita Tahiri ka kontribuar me dokumente e dëshmi që pasqyrojnë periudhën e okupimit, zhvillimet e luftës dhe krimet me karakter gjenocidal në Kosovë.
Z. Gani Neziri, ish-i burgosur politik, i ka dorëzuar IKKL-së rrëfimin e tij personal mbi vuajtjet dhe përjetimet gjatë dënimit në burgun e Gjilanit.
IKKL falënderon nga zemra të gjithë dhuruesit. Kontributi i tyre është i paçmueshëm në misionin tonë për dokumentim dhe memorie institucionale.
Ftojmë të gjithë qytetarët që posedojnë dëshmi, dokumente, fotografi apo kujtime nga lufta, të na bashkohen në këtë mision historik.
