Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL ka nisur sot trajnimin treditor ndërinstitucional, të udhëhequr prej ekspertëve ndërkombëtare Prof. Catherine Althaus nga Australia, Prof. Gerda van Dijk nga Afrika e Jugut dhe Mareli Colpo nga Holanda.

Në trajnim, krahas stafit të IKKL-së, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Gjatë këtyre tri ditëve do të trajtohen tema si vendimmarrja me ndjeshmëri ndaj traumës (Trauma-Informed Decision Making), udhëheqja transformuese (Transformative Leadership), udhëheqja adaptive (Adaptive Leadership) dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Trajnimi synon të forcojë kapacitetet profesionale dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve që merren me dokumentimin, hetimin dhe trajtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë trajtimit me kujdes dhe dinjitet të viktimave dhe të mbijetuarve.

IKKL falënderon trajneret ndërkombëtare për ekspertizën dhe kontributin e tyre vullnetar në realizimin e këtij trajnimi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors