Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së priti në takim Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me të cilin diskutoi për rëndësinë dhe mundësitë e inicimit të procesit të digjitalizimit për nevojat e Institutit, në përputhje me zhvillimet më të fundit teknologjike.
Ky bashkëpunim synon të avancojë kapacitetet institucionale në fushën e digjitalizimit, veçanërisht në drejtim të ruajtjes, menaxhimit dhe përpunimit të materialeve arkivore që lidhen me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
IKKL synon realizimin e misionit përmes bashkëpunimit me institucione akademike dhe mekanizma relevantë, me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e projekteve me interes institucional dhe shoqëror.
