Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL dhe Qendra Memoriale e Srebrenicës Forcojnë Bashkëpunimin për Dokumentimin e Krimeve të Luftës

Drejtori i Qendrës Memoriale të Gjenocidit të Srebrenicës, z. Emir Suljagić, u mirëprit nga Kryeministri z. Albin Kurti dhe z. Hetemi. Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi mes IKKL-së dhe Qendrës Memoriale të Gjenocidit të Srebrenicës, dhe u theksua rëndësia e memorandumit të bashkëpunimit që pritet të nënshkruhet. Ky memorandum do të jetë thelbësor për bashkëpunimin në hulumtimin dhe zhvillimin e dokumenteve dhe artikujve shkencorë mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjithashtu, do të promovojë shkëmbimin kulturor, organizimin e seminareve dhe konferencave, si dhe ofrimin e mundësive për universitete dhe qendra kërkimore për të hulumtuar materialet arkivore që posedojnë dy institucionet tona.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors