Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL dhe Ministria e Drejtësisë Forcojnë Bashkëpunimin për Dokumentimin e Krimeve të Luftës

Sot Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, z. Hetemi njoftoj Ministren Albulena Haxhiu për punën dhe planet e IKKL-se, si dhe theksoi se bashkëpunimi me Ministria e Drejtësisë është qenësor për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Nga ana tjetër, Ministrja Haxhiu shprehu gatishmërinë e plotë për bashkpunim me IKKL-në. Gjithashtu theksoi se Ministria e Drejtësisë do të deponojë tek IKKL dosjet e krimeve të luftës që janë të arkivuara në atë institucion.

Në takim u konfirmua edhe një herë përkushtimi për koordinimin ndërinstitucional dhe për nevojën e komunikimit me të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, duke përfshirë qytetarët, spektrin mediatik, organizatat dhe nismat e tjera, në mënyrë që të arrihen rezultate të dobishme në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës./IKKL

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors