Halim Hyseni, autor i librit “E vërteta për helmimet”, i bashkohet panelit të Forumit “Helmimet e nxënësve në Kosovë (1990–1992)”. Si ish-drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës dhe një nga ekspertët kryesorë që kanë ndërtuar sistemin arsimor pas luftës, ai sjell perspektivën e një studiuesi dhe dëshmitari të drejtpërdrejtë të asaj periudhe.
Edicioni i ri i ZÁ N’KUJTESË, i realizuar nga IKKL dhe MAShTI, sjell dokumente, fotografi dhe dëshmi që ndriçojnë një nga episodet më të errëta të viteve të 90-ta.
Ju ftojmë të na bashkoheni:
Fakulteti i Edukimit
26 nëntor 2025
14:00 – 16:30