Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjatë vizitës dyditore në Tiranë, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, realizoi takime dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi

Gjatë vizitës dyditore në Tiranë, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, realizoi takime dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me institucione që luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës historike dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në prani të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, dhe Ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Sh.T. z. Skënder Durmishi, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet IKKL-së dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Armand Skapi. Po ashtu, u formalizua bashkëpunimi me Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes nënshkrimit të marrëveshjes me drejtorin z. Piro Misha.

Këto marrëveshje janë rezultat i një procesi të gjatë bashkëpunimi me Drejtoreshën e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit të MEPJ-së, znj. Mira Hoxha, dhe Zëvendësdrejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, znj. Majlinda Toçi, të cilave u shprehim mirënjohjen për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

Bashkëpunimet të tilla i mundësojnë IKKL-së qasje më të gjerë në burime arkivore dhe shkëmbim profesional për ruajtjen dhe përpunimin e dokumentacionit. Këto hapa përforcojnë angazhimin tonë për bashkëpunim ndërinstitucional dhe konsolidimin e kujtesës historike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors