Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjatë kësaj jave, IKKL-ja ka pranuar materiale të reja që pasqyrojnë përjetime të dhimbshme dhe kontribuojnë në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

Gjatë kësaj jave, IKKL-ja ka pranuar materiale të reja që pasqyrojnë përjetime të dhimbshme dhe kontribuojnë në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

📍 Besim Musliu, punëtor teknik në shkollën “Esat Berisha” të fshatit Llashticë, komuna e Gjilanit, ka dhënë deklaratë lidhur me fatin tragjik të djalit të vëllait të tij, Lulzim Musliu, 13 vjeç, i cili u vra nga forcat serbe dhe u gjet nga xhaxhai i tij më 13 prill. Besimi ka dorëzuar gjithashtu 14 fotografi të Lulzimit dhe të shtëpisë së tyre të djegur.

📍 Imri Musliu, ish-profesor, ka dorëzuar librin autorial “78 ditë ankth dhe shpresë”, që përmban dëshmi për krimet dhe mizoritë serbe ndaj fshatit Zaskok, komuna e Ferizajt, si dhe përjetimet e tij personale gjatë periudhës 1998-1999. Imri Musliu është kryetar i Shoqatës së Karikaturistëve në Ferizaj.

📍 Sejdi Ahmeti, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe FSK-së, ka dorëzuar një ditar me përshkrime, deklarata dhe dëshmi për krimet dhe mizoritë serbe në fshatin Dardani, komuna e Ferizajt.

📍 Habib Zogaj, drejtor i Radio Malishevës, ka dorëzuar 5 fotografi, 11 libra dhe 2 CD me dëshmi që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike.

📍 Cen Desku ka dorëzuar dëshmi dhe një libër mbi rrethanat e vrasjes së nipit të tij, Jetullah Desku, i vrarë si ushtar në ish-Jugosllavi. Në të njëjtin takim, bashkëshortja e tij, Sanije Desku, ka dorëzuar shënime të rëndësishme mbi evidencën e trajtimeve mjekësore, duke ndarë përvojën e saj si infermiere dhe mami gjatë viteve 1998–1999.

📍 Gani Morina ka dorëzuar materiale arkivore që dëshmojnë ekzekutimin e vëllait të tij nga ushtria jugosllave.

IKKL-ja shpreh mirënjohje për secilin kontribuues, duke vlerësuar gatishmërinë e tyre për të ndarë dëshmi personale dhe materiale që ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe dokumentimin e të vërtetës historike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors