Gjatë kësaj jave, ekipi i IKKL-së ka realizuar një sërë takimesh dhe aktivitetesh të rëndësishme për mbledhjen e materialeve historike, si dhe për forcimin e bashkëpunimeve institucionale në nivel shtetëror dhe rajonal.
Në Shkup, u takuam me ekipin e Arkivit të Shtetit të Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Drejtoresha, znj. Natasha Kotllari-Trajkova, e cila na siguroi qasjen në këtë institucion, për hulumtime dhe mbledhjen e materialeve relevante për IKKL. Po ashtu, z. Garip Kaba, ish-Kryetar i Komunës së Strugës (1999), dorëzoi materiale të rëndësishme, që dëshmojnë strehimin e refugjatëve shqiptarë në këtë qytet gjatë luftës.
Në Gjilan, takuam Nexhmedin dhe Abdulla Demirin, të cilët dhuruan dokumente që dëshmojnë dëmet materiale në fshatin e tyre, të shkaktuara gjatë luftës, si dhe video-kaseta me dëshmi të asaj periudhe.
Në Ferizaj, u takuam me z. Bashkim Haxhimusën, z. Sabit Hoxhën dhe z. Ali Nuhën, të cilët na dhuruan fotografi, CD dhe dokumente të tjera të vlefshme për arkivat e IKKL-së.
Në Vushtrri, morëm pjesë në promovimin e librit “Femra shqiptare – Roli dhe sakrifica për atdhe”, të autores Ymrije Beqiri, e cila gjithashtu ka dhuruar materiale për arkivin e IKKL-së.
Kontributi i tyre pasuron ndjeshëm fondin tonë arkivor dhe do të ndihmojë në dokumentimin e ngjarjeve të rëndësishme të asaj kohe.