Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjatë javës së kaluar, një pjesë e ekipit të IKKL-së vizitoi Shqipërinë

Gjatë javës së kaluar, një pjesë e ekipit të IKKL-së vizitoi Shqipërinë, mblodhi materiale të rëndësishme dhe zhvilloi një seri takimesh për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi e për të forcuar lidhjet ekzistuese me figura dhe institucione kyçe. 🇦🇱

Në Kukës, z. Izet Ademaj, ish-polic kufitar dhe aktualisht drejtues i një organizate që mbështet të mbijetuarit e minave tokësore, dhuroi albumin ‘Ditët Kukësiane të Dramës Kosovare’ dhe librat e Jonuz Kolës nga Shoqata AlbAid. Gjithashtu, z. Sokol Kolgjini kontribuoi duke dhuruar librat e Sulejman Didës, të nënshkruara nga SHBA, të cilat pasurojnë më tej arkivin e IKKL-së me materiale të vlefshme.

Në Tiranë, ekipi i IKKL-së zhvilloi takime në Bibliotekën Kombëtare, ku u pritën ngrohtësisht nga Zv. Drejtoresha znj. Majlinda Toçi dhe në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku patëm kënaqësinë të takonin znj. Mira Hoxha. Të dy institucionet shprehën gatishmërinë për të kontribuar me materiale relevante për arkivin e IKKL-së. Gjithashtu, gazetarët e njohur z. Mero Baze dhe z. Rexhep Shahu, kontribuan duke dhuruar materiale të rëndësishme për arkivat tona, ndërsa z. Armand Mero, gazetar i Zërit të Amerikës, ndau këndvështrimin e tij profesional dhe përvojën e tij mediatike, duke ofruar një pasqyrë unike për ekipin tonë.

Në Durrës, gjatë takimit me z. Kudusi Lama, u zhvillua një shkëmbim konstruktiv i mendimeve, duke thelluar më tej bashkëpunimet tona edhe në këtë qytet të rëndësishëm.

💡Angazhimi ynë për të ruajtur kujtesën historike dhe për të ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme me individë dhe institucione që ndajnë të njëjtat vlera dhe qëllime mbetet i palëkundur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors