Gjatë ditëve të fundit, përfaqësuesit e organizatës Medica Kosova në Gjakovë dhe organizata “27 Prilli”, përfaqësuar nga z. Engjëll Berisha nga Meja e Gjakovës, kanë dorëzuar dokumente të rëndësishme për punën e IKKL-së. Po ashtu, z. Nimon Ramosaj nga Deçani ka kontribuar duke dorëzuar libra me të dhëna të vlefshme mbi krimet e kryera gjatë luftës, gjersa Komuna e Klinës ka vazhduar me dorëzimin e materialeve arkivore.
IKKL fton qytetarët dhe organizatat që posedojnë dokumente, video-incizime, fotografi apo shënime me informacione mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë të kontaktojnë Institutin dhe të kontribuojnë në këtë proces jetik për drejtësinë dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.