Të hënën më datë 1 prill 2024, ora 20:00, në ,,Termokiss” në Prishtinë, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ju fton që të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës ,,IMAZHET E PËRJETSHME ULËRITËSE” të fotografit Afrim Hajrullahu.
Kjo ekspozitë shënon 25-vjetorin e luftës në Kosovë duke shfaqur 99 imazhe fotografike nga ngjarjet historike të Kosovës së vitit 1999.
Duke synuar dokumentimin dhe trajtimin e trashëgimisë së errët në Kosovë, autori i ekspozitës, fotografi Afrim Hajrullahu, do të dorzoj fotografitë e tij në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.