Sot në IKKL kemi pritur Besnik Mehmed, një fotograf i talentuar i lindur në Shkup, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Londër. Karriera e Besnikut në fotografi shtrihet për më shumë se dy dekada. Në vitin 1999 ai dokumentoi realitetet e luftës në Kosovë. Jemi të lumtur që Besniku ka zgjedhur t’i dhuroj në IKKL mbi 400 fotografi, dhe materiale të çmuara nga lufta në Kosovë. Ky padyshim është një kontribut i rëndësishëm dhe dokumenton të vërtetën historike të Kosovës.