Sot, koleksionuesi i njohur i dëshmive të krimeve të luftës në Kosovë, z. Esat Shala, dorëzoi materiale të rëndësishme në IKKL.
Shembulli i tij tregon se si qytetarët mund të ndihmojnë në dokumentimin e së vërtetës historike.
IKKL mbetet e përkushtuar në hulumtimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Koordinimi me institucione dhe individë me merita të veçanta, si z. Shala, është thelbësor për këtë mision.