Sot mirëpritëm në IKKL z. Enver Dugolli, i cili dhuroi librin e tij të rëndësishëm “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”. Ky libër fillon me arrestimin e tij në vitin 1997, në prag të luftës së Kosovës, dhe përshkruan me ndjeshmëri jetën në burgjet jugosllave deri në lirimin e tij në vitin 2001. Përshkrimi i detajuar për masakrën e majit 1999, ku u vranë më shumë se njëqind të burgosur shqiptarë në burgun e Dubravës, është një akuzë e fuqishme për një krim lufte që ende mbetet i pandëshkuar. Përpjekjet e z. Dugollit për të dokumentuar historinë e vuajtjeve dhe qëndresës janë burim i çmuar për IKKL-në dhe pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një paqe të qëndrueshme.