Gjatë tri ditëve, ekipi i IKKL-së, ka zhvilluar takime të frytshme me përfaqësuesit e HL-Center dhe Peace Research Institute në Oslo. Janë shqyrtuar – sidomos – mënyrat për bashkëpunim rreth metodologjisë së dokumentimit, si dhe forcimin e kapaciteteve të hulumtimit në IKKL.
Takime janë realizuar edhe me z. Pål Refsdal dhe znj. Maria Fuglevaag Warsinski-Varsi, të cilët gjatë, dhe pas luftës – me kamerat e tyre – kanë dokumentuar krimet e kryera në Kosovë. Kontributi i tyre është i çmuar për punën e IKKL-së dhe të vërtetën historike në përgjithësi.
Këto aktivitete janë realizuar duke i’u falenderuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji, veçanërisht Ambasadores Dr. Nita Luci.