Ekipi i IKKL-së vizitoi sot z. Haxhi Ahmetin në fshatin Novosellë të Pejës.
Z. Ahmeti, është njëri prej të mbijetuarve të sulmit tragjik nga forcat serbo-malazeze ndaj refugjatëve kosovarë të strehuar në Mal të Zi në vitin 1999. Në këtë akt brutal humbën jetën shtatë refugjatë, ndërsa katër të tjerë, përfshirë z. Ahmetin, u plagosën rëndë.