Edhe javën e kaluar, IKKL vazhdoj me përpjekjet për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, duke zhvilluar një seri takimesh të rëndësishme në disa rajone të vendit.
1. Kaçanik: Vizituam familjen e Ismail Rakës, i vrarë më 29 nëntor 1994. Bashkëshortja e tij, znj. Xhemile Raka, dorëzoi fotografi, një libër dhe një CD, duke ndarë me ne kujtime dhe dëshmi të vyera.
2. Gjakovë: U takuam me Medica Gjakova dhe drejtoreshën Mirlinda Sada për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në dokumentimin e ngjarjeve tragjike dhe adresimin e dhunës së luftës.
3. Rahovec: Mblodhëm dokumentacion mbi masakrën e Celinës të vitit 1999, ku një dëshmitar okular ndau fotografi dhe dëshmi për 82 civilë të vrarë nga forcat paramilitare serbe. Mes viktimave ishin edhe Alma Bajram Zeqiri, vetëm 2 vjeç, dhe 20 anëtarë të familjeve Zeqiri dhe Salihu.
4. Gjilan: Avokati Masar Morina dorëzoi dosje të rëndësishme që lidhen me raportin e dërguar në Hagë mbi krimet e kryera gjatë luftës në Komunën e Gjilanit.
Këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin tonë për të dokumentuar të vërtetën historike. Çdo dëshmi e mbledhur forcon angazhimin tonë për kujtesën kolektive dhe për sigurimin e drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës.