Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, u hap ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, e realizuar me materialet arkivore të IKK-së.
Kjo ekspozitë sjell për publikun fotografi dhe dokumente të periudhës së luftës, dëshmi të dhimbjes njerëzore dhe të krimeve të kryera ndaj civilëve në Kosovë. Ajo shërben si kujtesë e domosdoshme se e vërteta nuk duhet të harrohet dhe se thirrja për drejtësi mbetet detyrë e përhershme.
IKKL është e përkushtuar të dokumentojë, ruajë dhe publikojë materialet që dëshmojnë të kaluarën, me qëllim që kujtesa kolektive të jetë e plotë, e vërtetë dhe e mbrojtur nga çdo tentativë mohimi apo shtrembërimi.
E vërteta flet. Kujtesa nuk hesht. Kërkesa për drejtësi vazhdon.






