Për nder të familjarëve të viktimave, në emër të IKKL-së, dy përfaqësuese morën pjesë në akademinë përkujtimore të masakrës së Fushë Kosovës.
Kjo masakër la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, me humbjen e 168 jetëve të pafajshme.
Akademia shërbeu si një moment për të nderuar viktimat dhe për të qenë pranë familjeve të tyre. IKKL-ja vazhdon të punojë në ruajtjen dhe dokumentimin e kujtesës së këtyre ngjarjeve tragjike, duke siguruar që e vërteta të mos harrohet kurrë.