Drejtori Ekzekutiv IKKL-së u takua sot me Prof. Hiroko Shimada Logie nga Universiteti i Kiotos, në Japoni. Ata diskutuan qasjet institucionale të Japonisë për dokumentimin e krimeve të luftës, bashkëpunimin ndërkombëtar në programet e shkëmbimit kërkimor dhe administratën publike në shoqëritë e prekura nga lufta. Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në këto fusha, duke forcuar përpjekjet e IKKL-së për kërkime dhe dokumentim.