Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së zhvilloj diskutim me të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, znj. Shyhrete Tahiri, dhe vajzën e saj Venesa

Rëndësia e adresimit të traumës ndërbreznore dhe mbështetja e vazhdueshme institucionale e shoqërore për të mbijetuarit ishte në fokus të takimit që Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së pati me të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, znj. Shyhrete Tahiri, dhe vajzën e saj Venesa.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e përballjes me plagët e luftës dhe ndërtimit të një qasjeje profesionale që njeh dhe respekton përvojat e dhimbshme të së kaluarës.

Në këtë kontekst, përvoja e znj. Tahiri u vlerësua si një zë i rëndësishëm që kontribuon në ndërgjegjësimin publik, ndërsa vajza e saj, Venesa, u cilësua si shembull i një brezi të ri që rritet me kujtimin e dhimbjes kolektive, por që angazhohet me guxim për ta kthyer atë në reflektim dhe vetëdije shoqërore.

IKKL mbetet i përkushtuar që përvojat e tilla të ndahen me të rinjtë dhe studentët, përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe edukative, me synimin që të forcohet ndjeshmëria, mirëkuptimi dhe solidariteti në shoqëri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors