Sot në Tokio, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së zhvilloi një takim të frytshëm me Prof. Keiichi Kubo nga Universiteti Waseda, një prej institucioneve më prestigjioze akademike në Japoni. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta kërkimore.
Gjithashtu, u prezantua arkivi i IKKL-së si një burim i vlefshëm për studiuesit ndërkombëtarë që dëshirojnë të hulumtojnë mbi periudhën e luftës në Kosovë dhe pasojat e saj. IKKL është e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe avancimin e studimeve shkencore mbi kujtesën historike.