Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku u prit nga Myftiu, z. Naim Tërnava.

Sot, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku u prit nga Myftiu, z. Naim Tërnava. Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në funksion të dokumentimit shkencor të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Z. Hetemi nënvizoi vlerën që mbartin materialet dhe arkivat që disponon BIK, e të cilat do të shërbejnë si burime themelore për dokumentimin e ngjarjeve të së kaluarës. Ndërsa Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar rolin e besimit dhe solidaritetit në përballimin e sfidave historike që kanë kaluar qytetarët e Kosovës. Në përmbyllje të takimit, palët nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit për dorëzim-pranimin e materialeve që disponon BIK.

IKKL do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet që ndajnë misionin e ndriçimit të së vërtetës, respektimit të dinjitetit të viktimave dhe ndërtimit të kujtesës kolektive, përmes një qasjeje të drejtë, të qëndrueshme dhe të mbështetur në metoda shkencore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors