Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së takoi z. Skënder Gjinushin

Në vazhdën e takimeve të rëndësishme të zhvilluara në Tiranë, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, takoi edhe z. Skënder Gjinushin, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ish-Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për fillimin e përgatitjeve ideore për projekte të përbashkëta hulumtuese, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit akademik në dokumentimin e krimeve të luftës.

Kryetari Gjinushi shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur IKKL-në përmes përfshirjes së specialistëve dhe historianëve nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors