Gjatë takimit, znj. Selmani u informua nga afër për punën e IKKL-së dhe për proceset e dokumentimit të krimeve të luftës.
Biseda u fokusua në fushat e mundshme të bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave mbështetës për personat e dhunuar gjatë luftës, si dhe në avancimin e politikave që garantojnë trajtim dinjitoz, mbrojtje dhe rehabilitim për ta.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të partneritetit të qëndrueshëm dhe koordinimit të iniciativave të përbashkëta në të ardhmen.