Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së priti në takim znj. Krenare Recaj, studiuese me origjinë shqiptare dhe kandidate për PhD në Carleton University, Kanada. Biseda u fokusua në mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të projekteve që universiteti i znj. Recaj është duke zhvilluar, me theks të veçantë te kujtesa kolektive dhe dokumentimi i përvojave të refugjatëve të luftës.
Takime të tilla shënojnë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes diasporës akademike shqiptare dhe IKKL-së, si dhe hapin perspektiva të reja për shkëmbim të përvojave dhe kërkime të përbashkëta dhe shkencore.