Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së priti në takim Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, znj. Majlinda Toçi, së bashku me stafin e saj.

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së priti në takim Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, znj. Majlinda Toçi, së bashku me stafin e saj.

Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve, me theks të veçantë për rëndësinë e materialeve arkivore që posedon Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, e të cilat do të kontribuojnë ndjeshëm në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Z. Hetemi falënderoi znj. Toçi për mbështetjen dhe gatishmërinë për dorëzimin e këtyre materialeve, ndërsa znj. Toçi përgëzoi IKKL-në për përkushtimin dhe punën e bërë, duke ritheksuar vendosmërinë e saj për ta mbështetur këtë proces me rëndësi historike dhe institucionale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors