Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, i dorëzoi sot Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, raportin vjetor të punës.

Gjatë takimit u diskutua për punën e deritanishme të Institutit, sfidat në procesin e dokumentimit të krimeve të luftës dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë fushë.

Presidentja Osmani përgëzoi stafin e IKKL-së për përkushtimin në arkivimin e dëshmive mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se ky proces është thelbësor për ndriçimin e së vërtetës dhe forcimin e kërkesës për drejtësi.

IKKL falënderon Presidenten Osmani për mbështetjen dhe mirëpret pret thellimin e bashkëpunimit në funksion të misionit të përbashkët për drejtësi, kujtesë dhe të vërtetën historike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors