Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, dhe Drejtorien Ekzekutiv të ASK-së z. Avni Kastrati mori pjesë në takimin me Kryetarët e Komunave të Kosovës

Sot, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, dhe Drejtorien Ekzekutiv të ASK-së z. Avni Kastrati mori pjesë në takimin me Kryetarët e Komunave të Kosovës.

Në takim u bisedua rreth domosdomshmërisë së koordinimit dhe bashkërendimit ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal për zhvillimin e mëtutjeshëm te IKKL-së.

“Dokumentacioni që ndodhet në arkivat e tuaja është thelbësor për punën tonë dhe ju lusim që t’a ndani nga një kopje edhe me IKKL-në. Vendosja e këtyre materialeve edhe në arkivat e IKKL-së, do të sigurojë që të gjithë të interesuarit të kenë qasje në informacionin e nevojshëm për të kuptuar plotësisht dhe për të trajtuar pasojat e luftës”, theksoi z. Hetemi.

Ai po ashtu iu bëri thirrje pjesëmarrësve në takim që të angazhohen fuqishëm në këtë proces duke potencuar se kontributi nëpërmjet dorëzimit të dokumentacionit nga arkivat e komunave dhe mbështetjes së vazhdueshme të punës së IKKL-së, është kyç për suksesin e përpjekjeve tona të përbashkëta.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors