Doktor i Shkencave (PhD) në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Westminster-it.
Merr pjesë në konferencën e IKKL-së si bashkautor me punimin shkencor: “Civil society and the struggle over memorialization”.
Përvoja profesionale:
– Autor dhe redaktor i dymbëdhjetë librave shkencorë, përfshirë “Kosovo and the Internationals: Hope, Hubris and the End of History” (2024);
– Fitues i çmimit për librin më të mirë (2019) nga British International Studies Association (BISA).
– Bashkëredaktor i serisë “Routledge Studies in Intervention and Statebuilding” dhe kontribues i rregullt në media kombëtare dhe ndërkombëtare.
Hulumtimi dhe interesat akademike:
– Interesat e tij përfshijnë drejtësinë tranzicionale, ndërhyrjen humanitare dhe ndërtimin e shtetit, me fokus të veçantë në Kosovë.
– Ka botuar mbi 50 artikuj dhe kapituj shkencorë në revista dhe botime ndërkombëtare prestigjioze.
