Dokumente dhe dëshmi të krimeve të kryera gjatë luftës në Komunën e Rahovecit sot iu dorëzuan IKKL-së. Z. Hetemi, dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, nënshkruan protokolin e dorëzim-pranimit të materialeve. IKKL vazhdon me përkushtim bashkëpunimin me komunat e Kosovës për të grumbulluar dhe sistematizuar materialet dhe dëshmitë që ndriçojnë të kaluarën.