Patolog Mjeko-Ligjor dhe Antropolog, me studime në Mjekësi, Mjekësi Interne, Mjekësi Ligjore dhe Antropologji Forenzike në Universitetin e Dundee-s. Udhëheqës i Divizionit për Personat e Zhdukur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Merr pjesë në konferencës e IKKL-së si bashkautor me punimin shkencor: “Challenges in the search and identification of missing persons from the Kosovo war: The necessity of family involvement”.
Përvoja profesionale:
– Ka punuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore që nga viti 2012, duke shërbyer si Drejtor (2022–2025).
– Përfshirja në menaxhimin e divizionit dhe në hetimin e rasteve të personave të zhdukur ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e praktikave mjeko-ligjore dhe antropologjike.
Hulumtimi dhe interesat akademike:
– Fokusohet në studimet mjeko-ligjore dhe antropologjike, si dhe në dokumentimin dhe trajtimin shkencor të rasteve të personave të zhdukur;
– Interesat përfshijnë të drejtat e njeriut dhe drejtësinë tranzicionale, duke marrë pjesë në projekte ballafaqimi me të kaluarën në kuadër të proceseve pasluftës.
