Arkivit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë iu shtua një koleksion i çmuar dokumentacioni, falë dhuratës së ish-gazetarit dhe autorit Muhamet Mjeku, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky koleksion përfshin dëshmi autentike të luftës nga shtypi ndërkombëtar i kohës, si dhe librin e tij, një ditar personal lufte, i shkruar me ndjeshmërinë dhe saktësinë e një dëshmitari të drejtpërdrejtë të tragjedive dhe qëndresës së popullit tonë.
Ky akt fisnik është një kontribut i çmuar në përpjekjet tona për të dokumentuar të vërtetën, për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për të fuqizuar themelet e drejtësisë.
IKKL falënderon z. Mjeku për besimin dhe përkushtimin e tij, duke theksuar se kontributi i qytetarëve mbetet jetik për misionin tonë të përbashkët ndaj së vërtetës dhe historisë.