Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) është themeluar më 01.08.2023, bazuar në LIGJIN NR. 08/L-177 PËR INSTITUTIN E KRIMEVE TË KRYERA GJATË LUFTËS NË KOSOVË. Ky ligj ka për qëllim themelimin, organizimin, funksionimin dhe përcaktimin e kompetencave të IKKL-së. Me këtë ligj është themeluar IKKL-ja, i cili funksionon si Agjenci në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Dispozitat e këtij ligji zbatohen me qëllim të kryerjes së hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999 (“periudha e luftës”). Hulumtimi dhe dokumentimi mund të aplikohet edhe mbi krimet e kryera pas periudhës së luftës, të ndërlidhura me luftën, jo më vonë se me datën 31 dhjetor 2000. Gjithashtu me qëllim të paraqitjes së plotë të fakteve që ndërlidhen drejtpërdrejt me luftën, Instituti do dokumentojë dhe hulumtojë edhe krimet e veprimet tjera që kanë shpënë te lufta në Kosovë.
Misioni i IKKL-së është dokumentimi dhe hulumtimi i krimeve të kryera gjatë luftës nga aspekti historik, ushtarak, ekonomik, juridik, ekologjik, kulturor, psikologjik, mjeko-ligjor dhe sociologjik, përfshirë aspektet e tjera me rëndësi për dokumentimin dhe hulumtimin e këtyre krimeve, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Adresa: Rruga Arbënor e Astrit Dehari, nr. 25,
10000 Prishtinë, Kosovë
Telefoni:
Email:
2024 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Instituti i krimeve të kryera gjatë luftes në Kosovë