“Zá n’Kujtesë” kthehet me Forumin e dytë, kësaj radhe me një fenomen tronditës dhe me rëndësi të veçantë historike, helmimet e mijëra nxënësve shqiptarë në vitet 1990–1992. Në një periudhë dhune sistematike ndaj popullsisë sonë, fëmijët u helmuan në shkolla dhe ambiente publike, ndërsa regjimi i kohës mohoi çdo përgjegjësi dhe pengoi hetimet e pavarura.
Ky edicion i ri, i realizuar nga IKKL në bashkëpunim me MAShTI-n, sjell dokumente, fotografi dhe dëshmi të kohës që ndriçojnë një nga episodet më të errëta të viteve ’90. Një hapësirë kujtese, reflektimi dhe thirrje për drejtësi.
Ju ftojmë të na bashkoheni:
Fakulteti i Edukimit
26 nëntor 2025
14:00 – 16:30
