Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) njofton lansimin e podcast-it të ri, një platformë e dedikuar për shpërndarjen e kërkimeve shkencore dhe dokumentimit të ngjarjeve historike gjatë luftës në Kosovë (1998–2000). Kjo iniciativë synon të bëjë të arritshme për publikun e gjerë materialet dhe analizat e grumbulluara nga IKKL-ja, në përputhje me misionin e saj për ruajtjen e kujtesës kolektive.