Divizioni i Hulumtimeve Akademike ka për mision të zhvillojë hulumtime të thelluara dhe profesionale mbi krimet e kryera gjatë luftës, duke kontribuar në njohjen dhe dokumentimin e këtyre ngjarjeve dhe pasojave të tyre.
Përgjegjësitë
Krijimi i programeve për hulumtime mbi krimet e luftës;
Përgatitja dhe miratimi i pyetësorëve për punë hulumtuese në terren;
Planifikimi dhe kryerja e hulumtimeve:
Mbledhja e dëshmive (shkruara, audio, video, etj.) dhe intervistat me dëshmitarët;
Analiza e aspekteve historike, ushtarake, ekonomike, etj;
Vlerësimi i humbjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga krimet;
Publikimi i kujtimeve të të mbijetuarve, sipas legjislacionit;
Hartimi i procedurave për hulumtimin e dhunës seksuale gjatë luftës.
Koordinimi me institucione akademike për hulumtime dhe publikimin e rezultateve;
Pjesëmarrja në ngjarje shkencore për trajtimin e krimeve të luftës;
Shfaqja e rezultateve të hulumtimeve për krimet e kryera gjatë luftës;
Shpërndarja e materialeve përmes platformave të ndryshme;
Krijimi dhe mbajtja e bibliotekës fizike dhe elektronike të IKKL-së;
Bashkëpunimi me mediet dhe organizatat për aktivitete hulumtuese;
Vizualizimi dhe interpretimi i të dhënave të IKKL-së;
Realizimi i përgjegjësive për hulumtime akademike dhe publikimin e rezultateve.