Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Departamenti për Administatë dhe Shërbime të Përgjithshme

Misioni

Departamenti për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme është një njësi kyçe brenda IKKL-së, e cila angazhohet për të ofruar shërbime administrative dhe mbështetje për stafin, me qëllim të arritjes së objektivave organizative. Ky departament luan një rol të rëndësishëm në garantimin e një ambienti të organizuar dhe efikas për punën e përditshme.

Përgjegjësitë

  • Menaxhimi, koordinimi dhe ofrimi i shërbimeve administrative për të gjitha njësitë dhe organet në kuadër të IKKL-së;
  • Ofrimi i shërbimeve të përbashkëta për gjithë stafin e IKKL-së;
  • Mirëmbajtja e pajisjeve dhe ofrimi i shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve;
  • Ruajtja dhe mbrojtja e arkivave digjitale, si dhe materialeve të tjera digjitale kundër dëmtimit dhe humbjes, duke përdorur praktikat më të mira të sigurisë;
  • Ofrimi i shërbimeve të përkthimit dhe lekturimit;
  • Sigurimi i funksionimit të logjistikës, transportit, depos, materialeve për zyre, dokumentacionit dhe infrastrukturës së IKKL-së;
  • Kryerja e detyrave dhe përgjegjësive të tjera të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi dhe nga Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së.

Divizionet

Divizioni për Logjistikë, Administrimin e Dokumenteve dhe Arkivim

Misioni

Divizioni për Logjistikë, Administrimin e Dokumenteve dhe Arkivim angazhohet për të siguruar shërbime efikase logjistike dhe për të menaxhuar dokumentacionin dhe arkivimin në IKKL, duke mbështetur kështu funksionimin e suksesshëm të institucioneve.

 Përgjegjësitë

  • Siguron shërbime logjistike për IKKL-në;
  • Menaxhon inventarin dhe depot e IKKL-së;
  • Përgatit dhe furnizon mallra dhe pajisje zyre sipas nevojave;
  • Mirëmban dhe mbron zyrat, instalimet dhe pajisjet e IKKL-së;
  • Ofron shërbime transporti dhe mirëmbajtjeje për automjetet e IKKL-së;
  • Mirëmban dhe administroi sistemin e arkivit të IKKL-së;
  • Administron të gjitha shkresat hyrëse dhe dalëse të IKKL-së;
  • Siguron që njësitë arkivore të jenë të shënuara sipas rregullave të përcaktuara.
  • Përkujdeset për afatet e arkivimit dhe përgatit lëndët për dorëzim në Arkivin e Republikës së Kosovës;
  • Monitoron sistemin e arkivit dhe sistematizon lëndët arkivore;
  • Kryen asgjësimin e lëndëve arkivore sipas kërkesave;
  • Realizon punën në bazë të librave të veçantë për evidentimin e dokumenteve;
  • Ruan dokumentacionin në kasaforta sipas standardeve;
  • Zhvillon dhe zbaton rregulla për shpërndarjen e brendshëm të dokumenteve.

Divizioni për Teknologji Informative

Misioni

Divizioni për Teknologji Informative angazhohet për të siguruar mbështetje teknologjike dhe menaxhimin e efikas të informacionit, duke përmirësuar kështu funksionimin e IKKL-së dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për zyrtarët dhe palët e interesuara.

 Përgjegjësitë

  • Zbaton politikat për mbështetje në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve për zyrtarët e IKKL-së;
  • Organizimi dhe krijimi i kërkesave funksionale dhe jofunksionale për zhvillimin e sistemeve të softuerit, testimi dhe përdorimi i tyre, si dhe mbajtja e dokumentacionit të ciklit të zhvillimit;
  • Menaxhon projekte të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve;
  • Ruajtja dhe mbrojtja e arkivave digjitale dhe materialeve tjera digjitale nga dëmtimi dhe humbja, duke përdorur praktikat më të mira të sigurisë;
  • Ofron trajnim për zyrtarët në përdorimin e softuerëve të IKKL-së dhe përgatit udhëzues për ta;
  • Mbështet përdoruesit e fundit dhe menaxhon komunikimin me ata;
  • Organizimi i sistemit të informacionit për menaxhimin e sigurisë dhe monitorimi i incidenteve të sigurisë;
  • Përgatit raporte për kontrollin e sigurisë dhe ndihmon zyrtarët në kryerjen e detyrave të tyre;
  • Mirëmban pajisjet e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve dhe kryen instalimin e softuerëve aplikativë dhe sistemorë;
  • Kujdeset për administrimin e domenit dhe serverëve, si dhe për funksionimin e infrastrukturës së rrjetit;
  • Zhvillon dhe mirëmban ueb-in dhe rrjetet sociale, si dhe krijon dhe administron sistemin e arkivit digjital.

Informacionet

Drejtori i këtij departamenti raporton te Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, ndërsa ekipi përbëhet nga pesëmbëdhjetë (15) zyrtarë, të cilët punojnë për të siguruar shërbime të përshtatshme dhe efektive për gjithë stafin e organizatës.

Për më shumë rreth përgjegjësive të Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme, mund t’i referoheni: RREGULLORE (ZKM) NR. 04/2024 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË INSTITUTIN E KRIMEVE TË KRYERA GJATË LUFTËS NË KOSOVË

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors