Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, u prit sot në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë nga Ambasadori, Sh.T. Petrit Malaj.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për ta zgjeruar atë përmes aktiviteteve të përbashkëta arsimore dhe kulturore, si dhe nismave që lidhen me dokumentimin dhe ruajtjen e dëshmive nga lufta në Kosovë.

Falë mbështetjes së Ambasadës, IKKL ka arritur të vendosë kontakte dhe bashkëpunim me disa institucione në Shqipëri, përfshirë Presidencën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Bibliotekën Kombëtare, etj.

IKKL falënderon Ambasadorin Malaj dhe stafin e Ambasadës për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm. Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për punën e Institutit dhe ruajtjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors