Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot në Zagreb, IKKL nënshkroi dy marrëveshje bashkëpunimi, një me Arkivat Shtetërore të Kroacisë dhe tjetrën me Qendrën Kroate Memoriale-Dokumentuese të Luftës Atdhetare.

Për ne, këto marrëveshje kanë rëndësi sidomos për qasjen në dokumentacionin që ruhet në Kroaci, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për hulumtime të përbashkëta. Bashkëpunimi ka filluar tashmë në praktikë, me zyrtarë të IKKL-së që këtë javë po ndjekin trajnim profesional në Arkivat Shtetërore të Kroacisë.

Gjatë vizitës, Drejtori Ekzekutiv, Dr. Atdhe Hetemi, prezantoi punën e deritanishme të Institutit dhe diskutoi me përfaqësuesit e institucioneve kroate për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit. Me këto dy marrëveshje, Kroacia i shtohet Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës e Hercegovinës, ku IKKL tashmë ka vendosur bashkëpunim me institucione shtetërore. Dokumentacioni për luftën në Kosovë gjendet në shumë arkiva, brenda dhe jashtë vendit, prandaj bashkëpunimi me këto institucione është pjesë e rëndësishme e punës sonë.

Falënderojmë drejtorin e Arkivave Shtetërore të Kroacisë, Dr. Dinko Čutura, drejtorin e Qendrës Kroate Memoriale-Dokumentuese të Luftës Atdhetare, Prof. Ante Nazor, dhe kolegët e të dy institucioneve për pritjen dhe bashkëpunimin.

Falënderim i veçantë për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, ambasadorin Prof. Martin Berishaj dhe ekipin e tij, për mbështetjen gjatë përgatitjes dhe realizimit të kësaj vizite.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors