Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së zhvilloi takim pune me përfaqësues të Shoqatës së Ish-të Burgosurve Politikë, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e një forumi të përbashkët kushtuar përvojave dhe dëshmive të ish-të burgosurve politikë të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan temat, objektivat dhe aspektet organizative të forumit, i cili parashihet të mbahet në kuadër të kolanës “ZÁ N’KUJTESË”. Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit për mbledhjen dhe dokumentimin e dëshmive, identifikimin e materialeve personale, si dhe përfshirjen e rrëfimeve të familjarëve.

Forumi synon të krijojë hapësirë për trajtimin e përvojave të ish-të burgosurve politikë dhe të pasojave të represionit mbi ta dhe familjet e tyre, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj.

IKKL-ja dhe Shoqata shprehën përkushtimin për bashkërendimin e aktiviteteve përgatitore dhe realizimin e forumit, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në dokumentimin dhe ruajtjen e këtyre dëshmive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors